Al Jazeera: Ish-luftëtarët e Kosovës deklarojnë fitoren në zgjedhjet e përgjithshme

Mediumi i njohur ndërkombëtar, Al Jazeera, i ka kushtuar vëmendje zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan më 11 qershor në Kosovë. Theks të veçantë, Al Jazeera i kushtoi deklarimit të fitores nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, siç e ka quajtur ky medium: "Koalicioni i ish-luftëtarëve".

Al Jazeera: Ish-luftëtarët e Kosovës deklarojnë fitoren në zgjedhjet e përgjithshme

Një koalicion i ish-komandantëve të forcave guerile shqiptare ka fituar shumicën e  votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës, por pavarësisht kësaj atyre u mungon shumica për të formuar qeverinë, shkruan Al jazeera.

Aleanca, e quajtur “krahu i luftës” nga mediet e Kosovës dhe e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), fitoi 35.78 për qind të votave, bazuar në një numër prej rreth 70 për qind të fletëvotimeve tw numwruara.

Ramush Haradinaj, të cilin koalicioni udhëheqës e ka propozuar të jetë kryeministër, i përshëndeti kosovarët “për besimin që i është dhënë koalicionit”, duke shtuar se “këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë” në Kosovë.

“Fitorja është bindëse dhe na bën të aftë të veprojmë më tej për të krijuar qeverinë e vendit,” tha ai.

Por partia nacionaliste e krahut të majtë, Vetëvendosje, duket ta ketë dyfishuar mbështetjen e saj që nga zgjedhjet e fundit, duke zënë 26.6 për qind të votave pasi premtoi të marrë përsipër korrupsionin e papërmbajtur.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti e quajti rezultatin “fitore të madhe” ndërsa përshëndeti ndjekësit e tij.

Ai tha se partia e cila është e njohur për metodat e saj radikale në opozitë, siç është hedhja e gazit lotsjellës në parlament. Mirëpo anash kësaj, partia kishte “shumë fitore përpara”.

Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, erdhi e treta me 25.3 për qind të votave.

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme, të cilat u zhvilluan të dielën, u zhvilluan pasi 78 deputetë nga 120, votuan kundër mosbesimit të mënyrës së qeverisjes.

Kjo është zgjedhja e tretë legjislative e Kosovës që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.