“Al-Kaeda kishte furnizuar UÇK-në me armatim”, pretendimet e mediumit referuar dokumenteve të CIA-së

“Al-Kaeda kishte furnizuar UÇK-në me armatim”, pretendimet e mediumit referuar dokumenteve të CIA-së

Instituti i Kërkimeve Ndërkombëtare të Paqes së Stokholmit (SIPRI), më 10 dhjetor të këtij viti ka publikuar raportin për shitjen e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake nga prodhuesit më të mëdhenjtë të armëve në botë.

Sipas këtij instituti prodhuesit e armëve amerikanë kryesojnë “listën e njëqindtë”, me 57 përqind të shitjeve të armëve. Sipas këtij raporti thuhet se kompanitë amerikane përfituan nga kërkesat e vazhdueshme të Departamentit amerikanë të Mbrojtjes për armë.

Ndërsa sipas të përditshmes iraniane “Mehr News Agency”, thuhet se krijimi i al-Kaedës, kapërcimi i traktateve të paqes dhe orkestrimi i konflikteve shiitë-sunitë janë të gjitha pjesë e agjendës komplekse industriale amerikane.

Sipas kësaj gazete thuhet se, ish-drejtori i CIA-së, Robert Gates dhe ish-këshilltarja e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Zbignieë Brzezinski kanë financuar ekstremistët në vitin 1979, gjashtë muaj përpara pushtimit sovjetik të Afganistanit.

Osama Bin Laden, Maktab al Khidmat dhe muxhahidët afganë morën rreth 1 miliard dollarë nga SHBA dhe Arabia Saudite përmes ISI të Pakistanit. Ideja e CIA-s me emrin e al-Kaedës zhvilloi luftën e saj kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit, shkruan “Mehr News Agency”.

Ndërsa më vonë gjatë vitit 1990, al-Kaeda kishte zgjeruar shtrirjen e tij në Bosnjë. Përveç Bosnjës rrjeti i al-Kaedës u zgjerua edhe në Kosovë.

Sipas kësaj të përditshme thuhet se al-Kaeda ndihmoi “Luftën Çlirimtare të Kosovës”, kundër Jugosllavisë dhe Serbisë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një fraksion terroristë i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-së, thuhet sipas “Mehr News Agency”.

Një marionetë tjetër e kompleksit industrial ushtarak amerikan, Arabia Saudite, ishte e tronditur nga regjimi amerikan për të luftuar kundër komunizmit në vend të agresionit izraelit kundër Shteteve Arabe. Princi Bandar Bin Sulltan Bin Abdul Aziz ishte ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA nga viti 1983 deri në vitin 2005 dhe gjithashtu kreu de facto i al-Kaidës në Irak, i cili ndihmoi në armatosjen e fraksioneve të ndryshme terroriste në të gjithë Lindjen e Mesme në emër të industrisë ushtarake amerikane komplekse, shkruan ndër tjera ky medium. /Insajderi.com