 
                    Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.
Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të RENEA-s për veprime të mëtejshme.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë./tch
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          