Alarm për dy shqiptarët që gjendeshin në mes të detit gjatë mbrëmjes – kjo është gjendja e tyre

Alarm për dy shqiptarët që gjendeshin në mes të detit gjatë mbrëmjes – kjo është gjendja e tyre

Kanë shpëtuar për fat shëndoshë e mirë dy personat që gjendeshin në mes të detit kur gomonia në të cilën udhëtonin pësoi defekt.

Mësohet se gomonia “Stuhia 1375” kishte pësuar një defekt dhe kishte lëshuar sinjalin SOS gjatë natës.

Në vend kanë ndërhyrë policia kufitare në bashkëpunim me kapitenerinë e Vlorës.

Dy personat, që ndodheshin në bord janë shpëtuar.

Policia ka marrë në pyetje dy shtetasit në bord dhe po heton për përdorimin e gomones dhe për dokumentacionin e saj. /Panorama/