Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës te ndërtesa e ish-Rilindjes pasi që ka marrë një informatë për mjet shpërthyes.
Zëdhënesja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Insajderin se në orën 11:00 policia ka marrë informatën nga punëtorët e kësaj zyreje.
Ahmeti njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e verifikojnë mjetin e dyshuar.
“Për informata të mëtutjeshme do t`ju informojmë pas përfundimit të aksionit”, ka thënë ajo./Insajderi.com