Alarmante: 284 vdekje nga Coronavirusi që nga fillimi i pandemisë

Alarmante: 284 vdekje nga Coronavirusi që nga fillimi i pandemisë

Insitutti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar 15 vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 284.

Kosova ka disa ditë që po regjistron numër të madh vdekjesh, pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë e më shumë.

Vetëm sot janë regjistruar 218 raste të reja me Coronavirus në vendin tonë.

Institucionet shëndetësore po apelojnë për kujdes të shtuar, pasi gjendja është alarmante. /Insajderi.com/