Alarmojnë nga PDK-ja: Policia e Kosovës po zbaton urdhra që vijnë edhe nga strukturat e kontrolluara nga Serbia

Alarmojnë nga PDK-ja: Policia e Kosovës po zbaton urdhra që vijnë edhe nga strukturat e kontrolluara nga Serbia

Në partinë më të madhe opozitare në vend ka kohë që po alarmojmë që situata aktuale në Veri, ku
shtabet e krizës atje që kanë në përbërje edhe njerëz nga strukturat paralele të kontrolluara nga
Beogradi, po i marrin vendimet i bie një lloj humbje e sovranitetit të shtetit. Betim Gjoshi nga kjo parti ka
folur për InDoks.

Gjoshi  ka thënë se përveç se Policia e Kosovës po merr urdhëra nga Beogradi, qeveria në detyrë  nuk ka pasur fuqi as që ti zbulojnë vendimet që kanë marruar për veriun e Kosovës.

“Është tentuar të mbahet mshfetë, ju është dorëzuar një segment shumë i rëndësishëm siç është shëndetësia në duar të Vuçiqit, e kjo është tentu te mbahet fsheftë i kemi sifdu publikisht kryeministrin qysh ku ka dalë më atë video e u mundua të akuzoj për ta mbuluar një paaftësi që ta publikojë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që janë marrë më 9 Prill”, ka thënë Gjoshi.