Alarmon mjeku shqiptar për mungesën e oksigjenit në spitalet kosovare

Alarmon mjeku shqiptar për mungesën e oksigjenit në spitalet kosovare

Mjeku hulumtues në Qendrën Klinike Universitare të Freiburgut, Blind Nagavci, ka alarmuar për mungesë oksigjeni.

Ai ka thënë se shumë pacientëve mund të ju ketë rrezikuar jeta për shkak të ndërprerjeve të sistemit me oksigjen, njofton Insajderi.

“Në ditët e fundit gjendja është përkeqësuar edhe më tej, ndërsa sonte problemi ka arritur pikun, së paku 2 spitale në Kosovë kanë mbetur në rezervat e fundit të Oksigjenit duke përfshirë edhe Spitalin e Gjakovës”, alarmoi ai.

Po ashtu ai deklaroi se “Nëse nuk gjendet një zgjidhje urgjente për ditët në vijim dhe zgjidhje më afatgjate për dimrin që po vjen shumë pacientë mund të na vdesin nga mungesa e oksigjenit”. /Insajderi.com

Postimi i plotë: