Alarmuese: Mijëra veta në mbështetje të hoxhës kontravers

Alarmuese: Mijëra veta në mbështetje të hoxhës kontravers

Edhe pse temperatura në Prishtinë shënon 5 gradë celsius, kjo nuk ka ndalur besimtarët që të shkojnë në Xhaminë e Madhe për të ndjekur ligjëratën e Shefqet Krasniqit.

Imamit që kohë më parë ishte shpallur i pafajshëm për akuzat: shamngie nga tatimi dhe nxitje në terrorizëm.

Qindra persona kishin zënë vend brenda Xhamisë së Madhe, por qindra të tjerë kishin mbetur jashtë saj për të dëgjuar dersin e Krasniqit.

Disa në këmbë, disa të ulur, dëgjonin Krasniqin përmes zmadhuesve të zërit që ishin të vendosur në muret e xhamisë. Ligjërata e parë e Krasniqit pas katër vjet e gjysmë nisi me derën hapur të xhamisë, e cila ishte e bllokuar nga të pranishmit që nuk mund të hynin brenda.

Shefqet Krasniqi, imami i arrestuar e më pas i liruar nga gjykata si i pafajshëm, ka nisur ligjëratën pas namazit të Jacisë, me një përshëndetje për të pranishmit.

“Nga qershori 2014, Allahu ka dashtë që mos me u ulë në këtë xhami por ja që sërish me emrin e Allahut jemi bashkë sërish. Faleminderit kryetar e xhemat për krejt lutjet e mbështetjen, kjo e është shenjë e fortë qe e kemi ruajtë dinin. Kthehemi në temë se shumë ujëra kanë kaluar ndër urë qe 4 vite e gjysmë” ka thënë Krasniqi.

Shefqet Krasniqi e ka lënë të hapur gjithashtu mundësinë për tu rikthyer si imam në Xhaminë e Madhe.

Krasniqi u kritikua mjaft shumë kur ofendoi Nënën Terezë, dhe fyu edhe gratë që shkojnë në bregdet. /Insajderi.com