Alban Hyseni prezanton emrat e drejtorëve të rinj në Komunën e Gjilanit

Alban Hyseni prezanton emrat e drejtorëve të rinj në Komunën e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se ka emëruar shumicën e drejtorëve komunalë, gjersa ka prezantuar edhe emrat e tyre.

Tre prej tyre vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje do të bashkëqeverisë me ta në mandatin katërvjeçar në këtë komunë.

Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti

Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci

Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi

Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani

Leonora Morina – Bunjaku-Nënkkryetare e komunës

“Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspekcionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky ekip do të plotësohet gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Hyseni në Facebook./Insajderi.com