"Akuza e kundërakuza"

Albena Reshitaj – Fitim Ukës: Mos trumbetoni sukses, edhe Vetëvendosje nuk e ka menaxhuar më mirë pandeminë

Albena Reshitaj e AAK-së përplaset me Fitim Ukën e Vetëvendosjes. I thotë që edhe ju nuk keni menaxhuar mirë dhe keni manipuluar me pandeminë.

Albena Reshitaj – Fitim Ukës: Mos trumbetoni sukses, edhe Vetëvendosje nuk e ka menaxhuar më mirë pandeminë

Deputetja Albena Reshitaj e AAK-së ka kritikuar qasjen e kolegut të saj nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka, i cili ka akuzuar qeverinë se nuk po e menaxhon mirë situatën me Covid-19. Reshitaj i është përgjigjur Ukajt se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk janë bërë testime të mëdha e si rrjedhojë edhe numri i të infektuarve ka qenë i vogël, njofton Insajderi.

Reshitaj më pas kë thënë se Kosova nuk bënë përjashtim nga vendet tjera në menaxhimin dhe përballjen me Covid-19.

Në fund Reshitaj ka thënë se “Vetëvendosja po manipulon me pandeminë duke përfituar politikisht, në  vend të së bashkëpunojë dhe të ofrojë unitet, madje tubimi i Vetëvendosjes më 12 qershor ka qenë një shembull i cili e tregon shqetësimin e tyre të vërtetë rreth shëndetit të qytetarëve”. /Insajderi.com