![Albin Kurti arrin në Kuvend të Kosovës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/Albin-Kurti-mictophones-800x450-730x440.jpg)
Ka arritur në Kuvend të Kosovës, lideri i LVV, Albin Kurti.
Kurti nuk ka folur para mediave para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, kujtojmë që lideri i LVV ka bërë të ditur mbrëmë se në seancë do të shkojnë pa marrëveshje me LDK-në e Isa Mustafës.
Ky i fundit sot ndërkaq ka thënë se do të votojnë propozimet e LVV, ani pse nuk kanë arritur marrëveshje.