
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, po e përcjellin nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut në hendboll në konkurencën e femrave, njofton Insajderi.
Para fillimit të ndeshjes, Kurti kishe biseduar me disa nga lojtaret e përfaqësueses kosovare.
“Dardanet” janë duke zhvilluar ndeshjen kundër Luksemburgut në kuadër të parakualifikimeve për Euro 2022, e cila po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë./insajderi.com