
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli të jetë politikani kosovar më i varfër nga të gjithë kolegët e tij.
Siç bëhet e ditur në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kurti ka deklaruar rreth një mijë euro në bankë dhe asnjë pasuri të paluajtshme.
E vetmja pronë e paluajtshme e tij është një apartament në pronësi të gruas së tij në Oslo të Norvegjisë, e blerë në vitin 2018, njofton KK.
Ndryshe nga ai, Avdullah Hoti, i cili mbanë postin e kryeministrit pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij, për të cilën raportohet se ka tri banesa prej të cilave merr edhe qera dhe rreth gjashtë mijë euro para të gatshme. /Insajderi.com/