Albin Kurti dënon dhunën në familje

Albin Kurti dënon dhunën në familje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar rritjen e rasteve të dhunës në familje në kohën e izolimit kur vendi po përballën me luftën kundër Covid-19.

Këtë, ai e ka bërë përmes një video mesazhi në faqen e tij zyrtare në facebook, ku ka theksuar se dhuna duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.

Kurti ka thënë se në këtë kohë qëndrimi në shtëpi shpëton nga virusi por që dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda një shtëpie.

Kryeministri ka thënë se çdo rast i dhunës është rast.

Video: