Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me konferencë të përbashkët

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me konferencë të përbashkët

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të mbajnë konferencë për medie, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga zyra për komunikim e Presidencës, nga ku njoftohet se ky adresim pritet të nis nga ora 13:30.

“Ftoheni të merrni pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi të znj. Vjosa Osmani dhe kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Konferenca do të mbahet sot në orën 13:30, përpara shtatores së heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Aty pritet të zyrtarizohet lajmi se Osmani do të kandidojë bashkë me VV-në në këto zgjedhje. /Insajderi.com