“Albin Kurti do ta ketë të pamundur të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme”

“Albin Kurti do ta ketë të pamundur të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të mund të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, pasi vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson të kandidojnë në zgjedhje atyre që kanë dënim të formës së prerë në afat prej tri vjetësh dhe Kurti është dënuar me 18 shtator të vitit 2018, njofton Insajderi.

Kështu ka thënë për Gazetën Online Insajderi, Yll Zekaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kurti ishte dënuar bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin.

Gjykata i kishte shpallur fajtorë katër deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, për dy veprat penale, atë të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

“Albin Kurti dhe jo vetëm ai, por duke përfshirë edhe anëtarët e partive të tjera të cilët janë të dënuar me vendim te plotfuqishëm gjatë 3 viteve të fundit do të kenë të pamundur të kandidojnë si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendimin e vet e mbështet edhe në nenin 29 të ligjit për zgjedhjet”, ka thënë Zekaj./Insajderi.com