“Albin Kurti do ta pranojë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”

“Albin Kurti do ta pranojë edhe Asociacionin e Komunave Serbe”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, nuk ka pranuar t’ia urojë fitoren Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Insajderi.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai ka thënë se ky subjekt ka tendenca autoritare, duke shtuar se lideri i VV-së, Albin Kurti, së fundmi nuk është shprehur kundër Asociacionit të Komunave Serbe, andaj edhe do ta pranojë këtë.

“Ky është subjekt me tendenca autoritare që nuk bjen asnjë risi në zhvillimin ekonomik. Për mua nuk ka dallim nëse një projekt i keq i ka 60 për qind të votave ose 10 për qind, ai është i gabuar. Albin Kurti së fundmi është shprehur kundër Asociacionit të Komunave Serbe edhe në një emision televiziv”, ka thënë Krasniqi.

“Ai ka hequr dorë nga lufta kundër oligarkëve, asnjë fjalë nuk përmendet fjala oligarkë në programin e tij. Pastaj nuk është as tatimi mbi devidentë. Albini po thotë se unë do të vij ta zbatoj ligjin në Kosovë, e unë po them se çfarë të bëjmë me këta që kanë fituar shumë e kanë bërë miliona në përputhje me ligjin”, ka shtuar ai. /Insajderi.com