Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Bardhyl Dobrën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoratës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

Në njoftimin për media thuhet se Dobra është i lindur më 17 shkurt 1986 në Drenas dhe se përveç gjuhës shqipe, ai flet edhe frëngjisht dhe gjuhën angleze./Insajderi.com