“Albin Kurti është një Hashim Thaçi i ri”, ka thënë Molliqaj, teksa ka shtuar: "Sikurse Thaçi, edhe Albin Kurti po i afron afër vetes disa njerëz që duan ta ngjyejnë pak pushtetin, e t'i përdor ata".

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Abazi në këtë emision është përplasur me kandidatin për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka akuzuar Abazin se ai e ka iniciuar ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje prej që FER-i i është bashkuar këtij subjekti.
Ndërkohë Molliqaj ka sulmuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
“Albin Kurti është një Hashim Thaçi i ri”, ka thënë Molliqaj, teksa ka shtuar: “Sikurse Thaçi, edhe Albin Kurti po i afron afër vetes disa njerëz që duan ta ngjyejnë pak pushtetin, e t’i përdor ata”.