Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka folur për fenë Islame dhe ekstremizmin global që ka përfshirë pothuajse gjysmën e botës.
Kurti në T7 ka thënë se feja Islame ka pësuar ndryshime.
“Islami ka ndryshuar në tërë botën, ai ka ndryshuar edhe tek ne”. – ka thënë ai.
Lideri i VV-së ka thënë se papunësia, korrupsioni, nepotizmi ka krijuar ankthe, e këto ankthe krijojnë ekstremizma.
Sipas Kurtit, ekstremizmi terrorist nuk është problem kryesor. Ai mendon se Serbia e korrupsioni janë probleme parësore të shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se duhet diskutuar pse Kosova është tokë pjellore për krijimin e ekstremizmit.
“Është çështje e edukimit, socio-ekonomisë, papunësisë e arsimit jo cilësor të cilat kanë shkaktuar defekte të mëdha”, ka deklaruar më tutje Kurti.
Ai ka shtuar se para se t’i shohim si agresorë personat e tillë ekstremist, duhet parë si viktima.