Albin Kurti i shkon Isa Mustafes në rançin e tij në Prapashticë

Albin Kurti i shkon Isa Mustafes në rançin e tij në Prapashticë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se mbrëmshme për të arritur një marrëveshje për koalicionin.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti me disa kolegë të tij ka qëndruar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë ku kanë negociuar mundësitë për të dal nga ngërçi politik, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës të cilën dikur e quante ranç.

Burime të Gazetës Insajderit brenda procesit kanë treguar se negociatat kanë qenë të vështira dhe nuk është arritur marrëveshje.

Vite më parë Vetëvendosje kishte protestuar tek shtëpia e Mustafës në Prapashticë duke kërkuar që Mustafa mos t’i falë territor Serbisë me anë të nënshkrimit për marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe por t’ia falë “rançin” e tij. Mustafa e kishte akuzuar Kurtin se ia ka sulmuar shtëpinë ku i kishte nipat dhe mbesat.

Derisa Kurtit, të mandatuarit për kryeministër, i kanë mbetur vetëm dhe 10 ditë për krijimin e qeverisë.

Duket se takimi i fillimit të dhjetorit ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës “përçau” Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dy partitë që tash e një kohë po tentojnë bashkimin për bashkëqeverisje, atë ditë nuk arritën të dakordoheshin kur erdhi puna te ndarja e posteve.

Pikërisht në atë moment – nisi saga VV-LDK – që tash e sa kohë s’ka fund. /Insajderi.com