
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar në Facebook një video, teksa kishte pasur një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ky takim në mes tyre është bërë në zyrën e Berishiës në Tiranë.
“Mbrëmë, në takim me kreun e Lëvizjes Vetevendosja, Albin Kurti dhe deputetin Liburn Aliu në një bisedë mbi Kosovën dhe kombin shqiptar në tërësi! sb”, ka shkruar Berisha.
Vizita e Kurtit te Berisha po ndodh vetëm pak ditë pasi Hashim Thaçi s’la të zezë pa thënë për ish-Kryeministrin e ish-Presidentin shqiptar, të cilin e akuzoi edhe për ndihmë me Serbinë.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga takimi, shihet se Kurti i thotë Berishës se ka ardhur për të biseduar për temat aktuale.
Berisha është njëri prej zyrtarëve të Shqipërisë që ka dalë krejtësisht kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Mbreme, ne takim me kreun e Levizjes Vetevendosja, Albin Kurti dhe deputetin Liburn Aliu ne nje bisede mbi Kosoven dhe kombin shqiptar ne teresi! sb
Posted by Sali Berisha on Saturday, 8 September 2018