![Albin Kurti i shpenzon qindra euro për flamurin “lara-lara”](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/03/albinn-730x440.png)
Ai detyrën e shefit të qeverisë e mori pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e fundit që u mbajtën më 6 tetor 2019. Në qeverisje Kurtri është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.
E para se të vinte në pushtet, Kurti kishte vlerësime krejt të ndryshme me të sotmet, si për partnerin e koalicionit ashtu edhe për flamurin e shtetit, shkruan fakteplus.
“Nuk mund të ecim më këtë flamur lara-lara përpara”, kjo është fjalia që më së shumti e ka përdorur Albin Kurtri, sa ishte në opozitë dhe sa ishte vetëm kryetar i Vetëvendosjes.
Mirëpo, më të marrë pozitën e shefit të qeverisë Albin Kurti ka ndryshuar. Ai këtë flamur e ka vendosur në zyrë dhe po e përfaqëson shtetin dhe veten me këtë flamur.
E për këtë flamur Albin Kurti tashmë ka vendosur edhe të shpenzojë para.
Zyra e Kryeministrit gjatë ditës së djeshme ka shpallur edhe tender për blerjen e disa flamujve dhe shtizave.
Tenderi që ka shpallë zyra e Kurtit është “Furnizim me flamuj dhe shtiza flamujsh”.
Vlera e kësaj kontrate është 984 euro. Furnizimin me këto produkte do ta bëjë kompania “BLENDI”, me të cilën edhe është nënshkruar kontrata me datën 05.03.2020.