Albin Kurti i thotë ‘stop’ Isa Mustafës

Albin Kurti i thotë ‘stop’ Isa Mustafës

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se nesër në Kuvend do të shkojnë pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Isa Mustafës.

Ai përmes një video gjithë fajin për mosarritjen e marrëveshje ia ka lënë LDK-së, duke thënë se nuk kanë bërë asnjë kompromis deri tash, shkruan Insajderi.

“Për gjatë këtyre bisedimeve katër javëshe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë katër kompromise të rëndësishme. LDK asnjë kompromis”, ka thënë tutje Albin Kurti.

“Oferta jonë e parmbrëmshme e cila u refuzua dje ishte koncesioni ynë i pestë. Tash, më shumë se kaq – përtej kësaj dhe ndryshe nga kjo, nuk mundemi, nuk duam dhe s’kemi ku shkojmë”.

“Ne këto ditë do të donim konstitumin e qeverisë, por megjithatë do të presim. Pritja i ksuhton shtetit, shoqrisë”.