Albin Kurti irriton njerëzit në Instagram, i ankohen për fyerje të inteligjencës

Albin Kurti irriton njerëzit në Instagram, i ankohen për fyerje të inteligjencës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka irrituar ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, me postimet që ka bërë, shkruan Insajderi.

Ai ka shpërndarë postimet e dy reperëve kosovar, Capital T e Getoar Selimi.

Ndjekësit e tij, i kanë thënë kryeministrit Kurti se nuk ka nevojë t’iu bëjë reklamë njerëzve si këta dy.

“Kryeminisër, në kohë si kjo nuk kemi nevojë për këshilla nga njerëz si ky, mos i bëj marketing koti një njeriu që ky primare e ka reklamimin e orës që e ka në dorë dhe bluzës BOSS që e ka vesh. Jemi të vetdijshëm të gjithë që një virus io tipit të tij nuk na bën mirë dhe nuk na e largon panikun”, i ka shkruar një komentues Kurtit.

 

Madje ka pasur të tillë që e kanë “kërcënuar” Kurtin me unfolloë (mos-ndjekje) në Instagram.

Pasi ka pasur komente të tilla, Kurti e ka mbyll opsionin për të komentuar, por postimet nuk i ka fshirë.

Ka pasur edhe komente të tjera nga më të ndryshmet.

Edhe Kosova po përballet me koronavirusin, ku deri me tani ka shkuar në 9 persona të infektuar me këtë virus.  /Insajderi.com

View this post on Instagram

Trimni është me ndejt n'shtëpi. @ghettogeasy

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on