Albin Kurti kërkon amnistimin e “bashkëluftëtarëve” të Lavdrim Muhaxherit

Amnisti për kosovarët që i ishin bashkuar luftrave në Siri e Irak në vitin 2013, ka kërkuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndër të parët që u ishin bashkuar ISIS-it dhe organizatave tjera terroriste ishte Lavdrim Muhaxheri, dhe një numër i madh i kosovarëve.

Albin Kurti kërkon amnistimin e “bashkëluftëtarëve” të Lavdrim Muhaxherit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke folur për kosovarët që u ishin bashkuar luftërave në Siri e Irak, ka thënë se nuk duhet të trajtohen të gjithë njësoj.

Kurti thotë se janë dy valë të njerëzve që kanë shkuar në Siri, por sipas tij grupi i 2013-ës duhet të amnistohen.

“Janë dy valë të atyre që kanë shkuar në Siri edhe këto dy valë nuk janë identike. Vala e atyrë që kanë shkuar në 2013-ën unë besoj që duhet të ketë amnisti për ta, në kuptimin politik për shkak se është vet zëvendëskryeministri asokohe ministër i Jashtëm i cili tha që opozita në Siri është sikur UCK-ja ndërsa pushteti si Millosheviqi, është totalisht e papërgjeshme në vitin 2013”,tha Kurti në televizionin T7.

Kurti ka thënë se nuk duhet të paragjykohen të gjithë ata që kanë udhëtuar për në Siri, madje thotë se nuk duhet as të futen në të njëjtën kategori.

“Në vitin 2015 është dicka tjetër. Kjo vala e dytë është dicka tjetër është shumë e thjesht t`i trajtosh të gjithë njësoj por është gabim i madh. Së pari dy valë e pastaj rastet individualisht. Unë nuk mendoj se është në rregull që të gjithë ata individ t`i paragjykojmë duke i futur në një kategori, nëse kemi polici që heton e që kemi, e nëse kemi prokurori e formalisht kemi, atëherë duhet t`i trajtojmë rastet një nga një, sepse njerëzit që kanë udhëtuar për në Siri e kanë nga një rrëfim, nga një historik vetëm pas hetimeve mund të krijosh grupacione është e padrejtë nga pikpamja e shtetit ligjor, republikës demokratike që ende pa pas hetim t`i fushësh në një kallap të gjithë”, tha Kurti.

Rreth 300 kosovarë u  ishin bashkuar luftrave në Siri e Irak.

Ndër të parët kosovarë që u ishin bashkuar këtyre luftrave ishte “komandanti i tyre” Lavdrim Muhaxheri nga komuna e Rahovecit. I cili kishte mbetur  i vrarë me 8 qershor 2017.

Përvec tij,  në grupin e parë në vitin 2013 kishin shkuar, një edhe një numër i madh i kosovarëve.

Prokuroria e Shtetit ka kishte ngritur aktakuza ndaj ndja këtyre personave, Irfan Haqifi, Ernest Beqiri, Fidan Ibrahimaj,Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Emri Bushi, Vehbi Gerxhaliu, Fisnik Bushi, Kenan Rushiti, Kujtim Bytyqi, Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Zejadin Berisha, Jeton Hajdini, Hafiz Ahmeti, Naser Avdyli, Ibrahim Reshiti, Albert Berisha, Enis Begolli, Skënder Syla, Hajdin Elezi, Hajrush Laci, Agron Lika, Muxhahid Brava e Samedin Halimi. /Insajderi.com