Albin Kurti kërkon mbështetje për kombëtaren shqiptare

Albin Kurti kërkon mbështetje për kombëtaren shqiptare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që të mbështetet pa kushte Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ku sot ballafaqohet me Kazakistanin, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se dëshira jonë për fitore duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pa kushtëzuar ndaj kombëtares shqiptare.

Tutje Kurti, ka shtuar se kjo mbështetje duhet të jetë akoma më e madhe sidomos në rastet kur Shqipëria luan jashtë terrenit, në këtë rast me Kazakistanin./Insajderi.com