Albin Kurti kërkon të ndalet fushata e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginë

Albin Kurti kërkon të ndalet fushata e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të ndalet.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një takimi me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.

“Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më pare”, ka thënë Kurti.

Sipas një njoftimi të kryeministrisë, çështja e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.

Nuk ka ende një regjistër të saktë sesa është numri i shqiptarëve në Serbi, pasi bojkotuan këtë proces në vitin 2011. /Insajderi.com