Albin Kurti kërkon zbardhjen e rastit se Selver Haradinaj

Albin Kurti kërkon zbardhjen e rastit se Selver Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar që të zbardhet rasti i Selver Haradinaj.

Kurti është shprehur se fajtorët për vrasjen e Haradinaj nuk dihet ende.

Nga sulmi me eksploziv te “ Tre Rrokaqiejt” në veri të vendit bëri që të plagosur të mbesin bashkëshortja dhe dy fëmijët e Selver Haradinaj

“Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit” ka shkruar Kurti.

I par i qeverisë ka thënë se kërkojnë drejtësi për Haradinaj teksa ka ofruar mbështetje për autoritetet e prokurorisë dhe policisë.

“Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt” është shprehur Kurti.

Më tutje Kurti është shprehur se Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale./Insajderi.com