Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, ka konfirmuar se do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën.
Këtë Kurti e tha gjatë një vizite në Komunën e Prizrenit.
”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak-un prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa.
Emisari i BE-së është kritikuar ashpër ditëve të fundit për një hartë mbrapa tij ku “Kosova paraqitej si pjesë integrale e Serbisë”.
Më vonë ai tha se “ishte keqinterpretuar”. /Insajderi.com