
“Lumi Vjosa”, duhet të shpallet park kombëtar, përcjell Insajderi.
Këtyre thirrjeve i është bashkuar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ky mesazh i tij erdhi në Ditën Botërore të Ujit.
“Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja”, ka shkruar ndër tjerash Kurti në Facebook. /Insajderi.com