Albin Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste në Francë

Albin Kurti merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste në Francë

Kryetari i LVV-së Albin Kurti, dhe sekretari Boiken Abazi, po marrin pjesë si të ftuar, bashkë me shumë delegacione të tjera ndërkombëtare të partive socialdemokrate, në punimet e Kongresit të 78 të Partisë Socialiste të Francës që po mbahet këtë fundjavë në Aubervilliers, Paris.

Kongresi do të shpalosë raportet e aktiviteteve, të vendosë për linjat e reja të orientimit politik të partisë, të diskutojë mbi rilindjen e së majtës evropiane si dhe do të prezantojë rezultatet e zgjedhjeve të brendshme për Sekretar të Parë, që kanë nxjerr fitues Olivier Faure.

Lëvizja i uron suksese Faures në drejtimin e Partisë Socialiste të Francës.

Me përfundimin e punimeve të Kongresit, ditën e hënë, në ora 10:00, Kryetari Albin Kurti do të mbajë edhe një prezantim publik në Paris në Fondacionin “Jean Jaurès” mbi situatën politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës.