Albin Kurti merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar Symi Symposium

Albin Kurti merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar Symi Symposium

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një simpozium ndërkombëtare në Athinë ku është diskutuar për perspektiven që e pret botën pas pandemisë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Kurti ka treguar se është hera e 22 që mbahet një simpozium i tillë, ku edhe këtë herë kanë marrë pjesë personalitete të shquara nga vende te ndryshme të Evropës.

Më pas Kurti ka treguar se gjatë këtij takimi, ai ka folur rreth qëndrimeve të subjektit të tij për të ardhmen e Ballaknit Perëndimor si dhe ka treguar menaxhimin e qeverisë së tij gjatë katër muajve gjatë pandemisë dhe përballjen me shumë çështje të rëndësishme.

“Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”./Insajderi.com