Albin Kurti – nga kjo është e padrejtë tek ndarja e 15 milionë € për rrymën e papaguar të serbëve në veri

Albin Kurti – nga kjo është e padrejtë tek ndarja e 15 milionë € për rrymën e papaguar të serbëve në veri

Kryeministri Albin Kurti po duket ta ketë shumë më të vështirë qeverisjen sesa e ka menduar.

Shumë kritika që Kurti i bënte prej pozitës së opozitarit, tash kur është ulur në karrigen e pushtetit i ka ndryshuar.

Siç ka ndodh me zhurmën e madhe që ai dhe partia e tij e bënin kur pushtetet e kaluara ndanin miliona për ta paguar rrymën e serbëve në veri.

Dje pasdite, po kabineti i Albin Kurtit ka marrë vendim për t’i ndarë hiç më pak se 15 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Burime brenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve i kanë thënë Insajderit se Qeveria e Kosovës, me buxhetin e ri i cili pritet të miratohet në javët në javët e ardhshme ka marrë vendim që t’i ndajë 15 milionë euro për serbët e veriut të Kosovës të cilët nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar.

Qysh nga mbarimi i luftës banorët e Mitrovicës se Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit nuk e  kanë paguar asnjëherë rrymën.

Që nga viti, 1999 deri në vitin 2017, faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës. Pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit, në fund të vitit 2017, kishte vendosur që kjo praktikë të pezullohet, sepse ishte joligjore.

Gjithë këto veprime Albin Kurti i pa të padrejta vetëm para dy javësh, pak ditë pasi mori pozitën e kryeministrit.

“Ne besojmë se është e padrejtë një gjë e tillë. Ka një dështim të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës edhe  në këtë aspekt. Duhet ta shqyrtojmë me ministra tonë, posaçërisht ata që e kanë në portofolin e tyre energjinë. Që ta marrim një vendim që është sa më i drejt dhe sa më i dobishëm”, tha Kurti në Rubikon, kur u pyet se a do t’ua paguajë rrymën serbëve të veriut.

Por, në pak se dy javë “mendimi i padrejtë” për këtë çështje i Albin Kurtit u kthye në një “vendim të drejt”./Insajderi.com