Albin Kurti ngre dolli me shefin e Policisë

Albin Kurti ngre dolli me shefin e Policisë

Krerët shtetërorë janë mbledhur sonte në katedralen “Nënë Tereza”, në pritje të Krishtlindjes, nën organizimin e Ipeshkvisë së Kosovës.

Aty po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Derisa Thaci e Haradinaj kaluan mbrëmjen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk u pa të jenë përshëndetur me Kurtin.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar sonte me kreun e Ipeshkvisë, Don Lush Gjergjin, e nga ai tha të ketë marrë urata për rrugën e krijimit të Qeverisë së re.

Kurti nga disa fotografi të shkrepura nga ndeja, ka kaluar kohë edhe me kreun e Policisë, Rashit Qalajn, me të cilin nga ngre dolli.