Albin Kurti: Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës

Albin Kurti: Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës

Në një intervistë ekskluzive me DW, Albin Kurti, kryeministri në ardhje i Kosovës, ka folur edhe ndryshimin e kufijve bashkimin me Shqipërinë.

I pyetur se a do të ketë kompromis për kufijtë, Kurti është përgjigjur se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, pasi që Kosova i ka kufijtë e vet.

“Nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës. Kosova i ka kufijtë e vet. Kosova ka qenë element konstituiv i Federatës Jugosllave. Në këto kufi na kanë njohur rreth 110 shtete, përfshirë edhe SHBA dhe Gjermania dhe ne nuk kemi tokë për t’i dhënë Serbisë. Principi i marrëveshjes së ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë vajtimi i Serbisë për Kosovën e humbur, me ç’rast ajo duhet të ngushëllohet me një kompesim territorial, por duhet të vihet në spikamë jeta e qytetarëve, nevojat praktike, të drejtat njerëzore dhe vuajtjet që kemi pësuar pikërisht nga një shtet si Serbia, që nuk ballafaqohet me të kaluarën e saj. Ne nuk kemi dilema. SHBA janë aleati ynë i pazëvendësueshëm. Menjëherë aty, është Gjermania. Ne nuk do ta zëvendësojmë asnjëherë Gjermaninë me Rusinë, e siç mund të ketë menduar edhe dikush tjetër që është angazhuar në tezën e gabueshme, të dëmshme, dhe fort të rrezikshme të shkëmbimit territorial”, ka thënë Kurti.