Albin Kurti paralajmëron protesta kundër presidentit Thaçi

Albin Kurti paralajmëron protesta kundër presidentit Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka paralajmëruar protesta të reja në Kosovë nëse presidenti Thaçi nuk ndalet nga ideja për, siç ka thënë Kurti, prekjen e territorit të Kosovës.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se ata nuk do lejojnë asnjëherë që të preket territori i Kosovës dhe të negociohet mbi sovranitetin e vendit.

Ai ka thënë se përkundër që protesta e 29 nëntorit ishte jashtëzakonisht madhështore, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje në të ardhmen.

“Ndonëse protesta e 29 nëntorit ishte madhështore, e fuqishme dhe shumë e madhe, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do vijnë nëse ky president nuk ndalet”, ka thënë Kurti në Kuvend. /Insajderi.com