Albin Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Qeveria “koti” sjellë marrëveshje “koti”

Albin Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Qeveria “koti” sjellë marrëveshje “koti”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se sipas tij “Qeveria koti mund të sjellë edhe marrëveshje koti”.

Këto komente kryetari i Vetëvendosje I bëri në televizionin e partisë së tij, “LVV”.

“Qeveria Koti mund të sjellë marrëveshje Koti. Qeveria e këtillë është e kot për neve, është e kapur si asnjëherë më parë, prandaj edhe dokumentin që nënshkroi kreu I Qeverisë në Uashington është një dokument që ka pasoja për neve, por është zhvlerësim i vet atij. Është një document që marrëveshja është më e madhe se sa negociata”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ripërsëriti qëndrimin e tij për ato që kishte deklaruar rreth marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. /Insajderi.com