Albin Kurti përkujton 22 vjetorin kur Demaçi mori detyrën në UÇK

Albin Kurti përkujton 22 vjetorin kur Demaçi mori detyrën në UÇK

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar 22 vjetorin kur figura e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, mori detyrën e përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zyra në Prishtinë.

Kurti, përmes disa fjalëve, ka thënë për Demaçin se ka qenë idealist dhe se ka ruajtur gjithmonë idealin e njëjtë ‘bashkimin e shqiptarëve’.

“Idealisti i moçëm, i cili kishte kaluar tre dekada në burgjet e pushtuesve të kombit të tij, u bashkua me idealistët e rinj, që kishin nisur luftën e armatosur për çlirim. Ideali ishte i njëjti, ai i bashkimit të shqiptarëve, jo për të dalë mbi të tjerët, por për t’u bërë të barabartë me ta. Jo për hakmarrje, por për drejtësi. Jo për inat, por për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mes popujve fqinjë. Nuk ka paqe e zhvillim të Ballkanit nëse popujt nuk ia njohin lirinë e barazinë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë bashkëpunëtor i Adem Demaçit, deri në momentin kur u arrestua nga Policia e Jugosllavisë së atëhershme, për t’u liruar pastaj pasluftës . /Insajderi.com/