Albin Kurti përkujton Enver Zymberin, kritikon Hashim Thaçin

Albin Kurti përkujton Enver Zymberin, kritikon Hashim Thaçin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar rënien në detyrë të policit Enver Zymberi para nëntë viteve, dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi për mos angazhim në zbardhjen e atij rastit për vrasjen e policit Zymberi, njofton Insajderi.

Në statusin e tij ne Facebook, Kurti ka vlerësuar figurën e Zymberit për përkushtim ndaj detyrës.

“Enver Zymberi, i paharrueshëm për ne, është shembulli më domethënës i policëve tanë. Ata janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

Me ndjenjën e lartë të detyrës e të patriotizmit, heroi Enver Zymberi bashkë me shumë policë të tjerë morën pjesë në një aksion që synonte vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Republikës së Kosovës. Aty ai u vra në rrethana ende të pasqaruara nga organizatat kriminale që mbajnë peng qytetarët në atë pjesë të vendit tone”.

Ndërsa nga ana tjetër, ka qenë i ashpër me presidentin Thaçi, të cilin e akuzon se në kohën kur ka ndodhur vrasja e policit Zymberi nuk ka pasur angazhim për ta vënë drejtësinë ne vend.

Në kohën kur është vrarë Enver Zymberi, presidenti Thaçi, ishte kryeministër i Kosovës./Insajderi.com