Albin Kurti: Po lutemi për ish-senatorin Dole

Albin Kurti: Po lutemi për ish-senatorin Dole

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter për ish-senatorin, Bob Dole, pasi u diagnostikua me kancer në mushkëri.

Ish-kryeministri i Kosovës, tha se po luten për shëndetin e tij, përcjell Insajderi.

“Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam ta bëjmë të njohur se ne jemi duke menduar dhe lutur për të” ka deklaruar Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurti shkroi edhe për figurën e Dole.

“SenatorDole e ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm miku ynë, por një hero që u ngrit për Kosovën në kohë të vështira”. /Insajderi.com