Albin Kurti pranon urime nga Mali Zi

Albin Kurti pranon urime nga Mali Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Në letër Kurtit i dëshirohet suksese në sfidat me të cilat përballet Kosova.

“Jam i bindur që Kosova nën udhëheqjen tuaj si kryeministër do të jetë një Qeveri e vlerave demokratike e diturisë dhe drejtësisë dhe se do të sjellë edhe frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik”, thuhet në njoftim.

Albin Kurti më 22 mars është votuar si kryeministër i Kosovës me 67 vota të deputetëve. /Insajderi.com