Albin Kurti pretendon se i ka numrat – kërkon seancë për të hënën

Albin Kurti pretendon se i ka numrat – kërkon seancë për të hënën

Kuvendi i Kosovës nesër do ta mbajë mbledhjen e radhës të kryesisë.

Albin Kurti ka kërkuar sot nga Kuvendi që seanca për krijimin e qeverisë të mbahet në ditën hënë. Pritet të shihet nëse kërkesa e tij do të miratohet nesër nga Kryesia e re.

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, shkruan Insajderi.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet nesër në ora 09:00.

Ndërkohë Albin Kurtit i kanë mbetur edhe katër ditë për krijimin e qeverisë.

I mandatuari për kryeminsitër ende nuk ka arritur të merret vesh me Isa Mustafën për koalicionin bashkëqeverisës./Insajderi.com