Albin Kurti: Pushteti në Kosovë ka bashkpunuar me Rusinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për mediat boshnjake ka thënë se pushteti në Kosovë ka bashkpunuar me Rusinë. Fakt për këtë sipas tij është vizita e Listës Serbe në Moskë, menjëherë pas formimit të qeverisë Haradinaj.

Albin Kurti: Pushteti në Kosovë ka bashkpunuar me Rusinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për rolin e Rusisë në Ballkan e veçmas në Kosovë.

Ai në një intervistë për median boshnjake Vijesti.Ba, Kurti ka thënë se Rusia vazhdimisht është duke synuar ndikim sa më të madh në shtetet e Ballkanit.

Kurti ka folur edhe për mënyrën që Rusia e përdorë Serbinë për të pasur ndikim sa më të madh në Ballkan. Për të presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuiq nuk është rehabilituar, dhe sipas Kurtit, i pari i Serbisë i “dëshiron paratë e Evropës dhe fuqinë ushatarake të Rusisë“.

“Ai i do të hollat e perëndimit dhe fuqinë ushtarake e gjeopolitike të Rusisë. Është shumë për keqardhje që është rehabilituar Vučić, sepse e dimë shumë mirë çfarë ka qenë ai dhe që ka qenë ministër i informimit i Milošević-it, sikur sikur që kanë qenë edhe ministrat e tij të sotëm Dačić dhe Vulin ngushtë pranë Milošević-it. Nga ana tjetër, Vučić na kujtohet kur ka qarë në mitingun nga i cili Vojislav Šešelj ka shkuar në Hagë, kurse dy javë më vonë është vrarë Zoran Đinđić. Unë po e përmend këtë, sepse prej kur ekziston Serbia si shtet, ata kanë patur vetëm dy vjet e gjysmë lider demokrat, ky ka qenë Đinđić të cilin e vranë. Ka qenë vetëm pyetje kohe se kur trashëgimtarët politikë të Milošević-it do të kthehen në pushtet. Si intermezzo shërbyen Koštunica e Tadić, por këto ishin vetëm shkallët për të arritur sot aty ku është arritur”, ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes, ka përmendur edhe Listën Serbe, e cila si tha ai vizitën e parë të tyre e patën bërë në Moskë, dhe për të kjo tregon se pushteti në Kosovë ka bashkupunuar me Rusinë.

“Vizita e parë e Listës Serbe në Kosovë si parti kryesore e serbëve nga Kosova ishte në Moskë. Në të vërtetë nuk jam i sigurtë edhe nëse kanë shkuar në Beograd. Në Beograd kanë shkuar para formimit të Qeverisë, ndërkaq pas formimit të Qeverisë menjëherë në Moskë. Kanë shkuar atje si pjesë e pushtetit të Kosovës. Kjo do të thotë se pushteti në Kosovë ka bashkëpunuar me Rusinë, gjë që është absurde. Nëse bashkësia e komunave serbe formohet në Kosovë, kryetari dhe nënkryetari i saj do të vëjnë marrëdhënie direkte me Putinin. Dhe, kjo do të jetë një Serbi brenda Kosovës. Pas bosnjëzimit të Kosovës do të kemi rusizimin e bonjëzimit, sepse ky është qëllimi i Serbisë, ta bosnjëzojë Kosovën. Serbia nuk dëshiron ta ndajë Kosovën, ajo thotë se don ta ndajë Kosovën, por edhe thotë që don ta ndajë Bosnjën. Mirëpo, kur deklarativisht thotë që don ta ndajë Bosnjën, atëheherë rezultati është Republika Serbe. Në Kosovë thonë që duan zgjidhje të përhershme, si një lloj ndarjeje të Kosovës, por ata në fakt e duan bashkësinë e komunave serbe si një thelb i nje republike serbe në të ardhmen. Dhe kjo është shumë problematike sepse do të kishin flamurin e tyre, simbolet, këshillin ekzekutiv të tyre me 7 anëtarë, mini parlamentin e tyre me 30 anëtarë, kompetenca në fushën e zhvillimit ekonomik dhe planifikimit urban e rural, shëndetësi e arsim dhe nuk do të paguanin tatim në Kosovë”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti./Insajderi.com