
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ishte “storie suksesi për menaxhimin e pandemisë gjatë qeverisjes së tij”.
Nëpërmjet Twitter-it, Kurti, tha se përkundër mungesës së burimeve financiare dhe shëndetësore ia dolën që ta sjellin shkallën e infektimit në zëro gjatë muajit maj.
“Një muaj pasi filluam punën ne u përballëm me një pandemi të paprecedentë. Ishte kryeministër për herë të parë dhe ishte hera e parë që VV ishte në Qeveri, por për dy muaj ne sollëm shkallën e infektimeve në zero dhe bëmë Kosovën në një storie suksesi, përkundër mungesës së burimeve financiare dhe shëndetësore”, ka shkruar ai.
Më tutje, Kurti, ka bërë krahasim përmes grafikëve të menaxhimit të pandemisë nga ai dhe kryeministri aktual, Avdullah Hoti.
“Grafikët tregojnë kontrastin drastik mes qeverisjes së mirë dhe asaj të keqe. Qeverisë së paligjshme iu desh më pak se një muaj që të përmbysë progresin tonë. Një kujtesë që zgjedhja nuk është vetëm mes qeverisjes së mirë dhe së keqes, por gjithashtu edhe mes jetës dhe vdekjes”, thotë ai. /Insajderi.com
The graphs below show the drastic contrast btw good & bad governance.
It took less than a month for the illegitimate government to reverse all our progress.
A reminder that the choice is not only btw good & bad governance, but also between life and death.Bad leadership kills.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 30, 2020