Albin Kurti reagon pas arrestimit të gylenistëve – jep qëndrimin e VV-së

Albin Kurti reagon pas arrestimit të gylenistëve – jep qëndrimin e VV-së

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se e kundërshton arrestimin e gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe e ka quajtur “president autoritar” Rexhep Taip Erdoganin.

Në një intervistë për Jeta në Kosovë, Kurti ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet të pranojë urdhëra nga shtetet e tjera.

“Së pari mendoj se Turqia është shtet mik i Kosovës, është në NATO dhe na ka njohur pavarësinë. Por, e ka një president autoritar dhe kjo e vështirëson situatën. Unë mendoj se shteti jonë nuk duhet të pranojë kurrfar urdhra nga shtete të tjera”, ka thënë Kurti.