
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kurti nuk është deputet, pasi kandidaturën e tij nuk e kishte certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai është kandidat për kryeministër të Kosovës. Me 58 deputetë që ka lista e VV-së dhe mbështetjes nga disa përfaqësues të minoriteteve – Kurti i ka siguruar votat për ta marrë ekzekutivin.
Sipas zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziut, sot do të votohet edhe Qeveria “Kurti 2”.
Në seancë konstituive kryet procedura e betimit të deputetëve si dhe votohet kryeparlamentari. /Insajderi.com