Albin Kurti shkarkon edhe bordin e “Trepçës”

Albin Kurti shkarkon edhe bordin e “Trepçës”

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar edhe gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike “Trepça|.

Vendimi erdhi pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.

”I propozoj qeverisë që të shkarkoj drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.

Qeveria sot ka shkakruar edhe borin e “Infrakosit”.

Lajmi i Fundit: Albin Kurti shkarkon bordin e “Infrakos”