
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shkarkuar sot këshilltarin e tij, Shëlzen Gashin, pas deklaratave skandaloze për UCK-në.
Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti përmes një postimi të tij në Facebook, shkruan Insajderi.
Sipas Kurtit, Gashi deklaratat e tilla nuk do të duhej t’i bënte nga pozita e këshilltarit të tij, ai madje ka shtuar se Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë.
Postimi i plotë:
Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.